‘‘Ça po merresh me Thaçin’’, ‘‘Qeveria i ka fajet’’ – Qytetarët përplasen mes vete në protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘‘Ça po merresh me Thaçin’’, ‘‘Qeveria i ka fajet’’ – Qytetarët përplasen mes vete në protestë

    Insajderi
    05 April 2025 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    sot në sheshin ‘‘Skënderbe’’ në Prishtinë, përballë objektit të Qeverisë, është mbajtur një protestë ku qytetarët kanë kundërshtuar shtrenjtimin e çmimit të rrymës, raporton Insajderi.

    Në këtë protestë kanë marrë pjesë një numër i madh qytetarësh, të cilët mbanin pankarta me mesazhe si: ‘‘Asnjë cent më shumë’’.

    Megjithatë, gjatë protestës, ka pasur tensione mes pjesëmarrësve. Pamjet e ndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se disa qytetarë janë përplasur mes vete, duke krijuar një atmosferë të tensionuar.

    Përveç thirrjeve kundër shtrenjtimit të energjisë, në protesta janë dëgjuar edhe komente të tjera, si: ‘‘Qeveria i ka fajet’’ dhe ‘‘Ça po merresh Thaçin’’, megjithatë nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen mes protestuesve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark