“Mustaqet e Adem Jasharit kur u dogjën”, plaga më e madhe e Arsim Gërxhaliut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mustaqet e Adem Jasharit kur u dogjën”, plaga më e madhe e Arsim Gërxhaliut

    Insajderi
    06 April 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka treguar se plaga më e madhe përgjat shumë viteve punë është momenti kur u dogj Instituti i Mjëkësisë Ligjore, e që bashkë me të u dogjën edhe mustaqet e komandantit legjendar, Adem Jashari.

    “I kam pas pak mustaqe, zylyf dhe një dhëmbë të komandantit, por u doqën. Bashkë me to u dogj edhe gishti i Isa Boletinit që ma dhanë familja. Mund të them se ajo është plaga më e madhe të cilën unë e mbaj ende, sepse ato ishin gjësende që më lidhnin edhe me punën edhe me ndjenjat dhe misionet që i kam pasur”. ka thënë Gërxhaliu.

    Ai i emocionuar, ka treguar se shpesh kanë qajtur derisa po i zhvarrosnin trupat, por që ishte baca Rifat që po u jepte kurajo.

    “Kur i zhvarrosëm në Prekaz me TMK i sjellëm tendat dhe kemi punuar aty ku inskenuam sallat e autopsisë në tenda me tavolina bashkë me ushtarët e TMK-së që punonim çdo ditë me lopata sepse nuk kishte eskavator. Për mua ka qenë nderi më i madh i jetës dhe emocionet më të mëdha dhe mund të them që shpesh kemi qajt i gjithë ekipi, na dilnin lotët e baca Rifat e të tjerët kujdeseshin për ne”, ka thënë ai./Periskopi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark