Albulena Haxhiu flet sikurse të mos e kishte Mimoza Kusarin në parti, akuzon opozitën për varësi ndaj Listës Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu flet sikurse të mos e kishte Mimoza Kusarin në parti, akuzon opozitën për varësi ndaj Listës Serbe

    Insajderi
    06 April 2025 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka tentuar ta paraqesë si “të paprekur” nga bashkëpunimet me Listën Serbe subjektin të cilin përfaqëson, Lëvizjen Vetëvendosje.

    Duke folur sikur të mos e kishte Mimoza Kusarin bashkëpartiake, Haxhiu ka akzuuar opozitën se e krjioi një subjekt politik sikurse Lista Serbe përgjatë dialogut, shkruan Insajderi.

    Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë”, deklaroi Haxhiu.

    Dhe, kjo opozitë sërish pati mundësinë që sadopak të përmirësonte gabimin. Kishin mundësinë dhe ishte jetike të mos certifikohej për zgjedhje Lista Serbe për aq kohë sa nënkryetarin e kishte organizator dhe prijës së sulmit në Banjskë dhe nuk ishte distancuar kurrë nga ajo ngjarje. Por, e ngritën dorën dhe e certifikuan. Kështu nga gabimi në gabim, pa e kuptuar rëndësinë jetike të veprimit të drejtë, kombëtar e historik”, përfundon shkrimi i saj.

    Reagimi i Haxhiut vjen pas deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se deputetët e pakicës po dirigjohen nga Beogradi lidhur me votimin e qeverisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark