Aksident në mes të tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, të lënduar katër persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në mes të tri veturave në magjistralen Ferizaj-Gjilan, të lënduar katër persona

    Insajderi
    06 April 2025 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si shkak i një aksidenti në magjistralen Ferizaj–Gjilan.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se aksident janë përfshirë tri vetura.

    Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK.

    Ju informojmë se më datë 06.04.2025, rreth orës 17:15, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në udhëkryqin që të dërgon në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njëri prej tyre është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të aksidenteve, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, përfundoi Veseli. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark