“Edhe kësaj radhe triumfuam”- reagon drejtori i Policisë në Gjakovë pas arrestimit të katër pelegrinëve serbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe kësaj radhe triumfuam”- reagon drejtori i Policisë në Gjakovë pas arrestimit të katër pelegrinëve serbë

    Insajderi
    06 April 2025 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka reaguar pas arrestimit të katër serbëve të cilët u kapën si të dyshuar për destabizilimin e vendit.

    Ai tha se edhe këtë herë djem e vajza triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe duke zbuluar dhe parandaluar operacionet e tyre famëkeqe, shkruan Insajderi.

    Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheu”, tha Graishta.

    Policia arrestoi katër pelegrinë serbë në Gjakovë, ndërsa 12 të tjerë në Prizren përgjatë një operacioni të përbashkët të organeve të rendit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark