Arrestimi i pelegrinëve në Prizren, 10 lirohen e dy ndalohen- u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP'it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestimi i pelegrinëve në Prizren, 10 lirohen e dy ndalohen- u prezantuan rrejshëm si pjesëtarë të MUP’it

    Insajderi
    06 April 2025 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetë nga 12 pelegrinët e identifikuar në Prizren përgjatë së dielës janë liruar. Dy nga ta janë ndaluar, meqë u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it të Serbisë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, deklaroi se ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit 48-orësh.

    Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim. Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë”, thotë Gashi.

    Katër pelegrinë serbë janë arrestuar të shtunën në Gjakovë nën dyshimin për destabilizim. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark