AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRrE-ja, përgëzon gazetarët që refuzuan ftesën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRrE-ja, përgëzon gazetarët që refuzuan ftesën

    Insajderi
    07 April 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa gazetarë kanë refuzuar ftesën e ZRrE’së për të mbajtur takim pa praninë e kameramanëve të cilët do të xhironin takimin që temë diskutimi ishte shtrenjtimi i rrymës nga ZRre.

    Ky veprim është mirëpritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

    Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik.

    AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark