
Zafir Berisha i NISMA’s ka komentuar ftesën e Albin Kurtit ndaj kreut të LDK’së Lumir Abdixhikut për takim para seancës së konstituimit, shkruan Insajderi.
Sipas Berishës, Kurti po kërkon votat nga “hajvanat” për me i radhit në anën e Serbisë kur ata t’i përgjigjen me ‘JO’.
Berisha këtë ftesë e ka quajtur “djallëzore”.
“Pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë. Jo rastësisht i ka bër ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e pregaditë me qu Kosovën”, ka shkruar Berisha në Facebook.