Lëvizja Vetëvendosje ka filluar lëvizjet për formimin e Qeverisë Kurti 3.
Sipas informacionit që posedon Gazeta Insajderi, Albin Kurti ka pasur një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, ndërkohë që sot ka dërguar një letër për Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, për të kërkuar një takim të mundshëm.
Gazeta ka mësuar se deri tani, një letër e tillë nuk është dërguar ende në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nëse do të dërgohet një letër edhe për PDK-në, kjo do të shihet në ditët në vazhdim.
Theksojmë se Kurti javën e kaluar zhvilloi një cikël takimesh me komunitet jo-shumicë, por nuk ka konfirmuar nëse i ka votat e të gjithëve.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarë të LDK-së, për të parë nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, por të njëjtit deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.