Insajderi
Botë

Obama takon Mbretin Salman të Arabisë Saudite

Insajderi
21 April 2016 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite kanë rënë dakord për rëndësinë e një “qasjeje gjithëpërfshirëse, për të shtensionuar konfliktet rajonale”.

Obama dhe Mbreti Salman kanë zhvilluar një takim dyorësh, me dyer të mbyllura, në Riad.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se dy liderët “kanë diskutuar sfidat që paraqesin aktivitetet provokuese të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme”.

Tensionet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite janë rritur për shkak të qasjeve të ndryshme ndaj Iranit dhe luftës kundër terrorizmit.

Sot në Riad do të mbahet një samit i vendeve të Gjirit Arab dhe i partnerëve amerikanë, ku do të diskutohet lufta kundër grupit militant Shteti Islamik./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark