
Një i ri, i cili dyshohet se vuan nga probleme shëndetësore psikike dhe është përdorues i substancave narkotike, është dërguar në klinikën psikiatrike nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth mesditës së djeshme, kur djali i dyshuar ka shkaktuar probleme të vazhdueshme në familje, duke kanosur anëtarët e saj, përcjell Insajderi.
“Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike”, thuhet në raportin e Policisë.