Vetëvendosje ndryshon "strategji", një deputet i saj thotë se Kurti po e shqyrton formimin e Qeverisë me koalicion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje ndryshon “strategji”, një deputet i saj thotë se Kurti po e shqyrton formimin e Qeverisë me koalicion

    Insajderi
    09 April 2025 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, po e analizon mundësinë e formimit të qeverisjes me koalicion.

    “Të zgjidhet Kuvendi, kryetari i Kuvendit dhe në afatin 15 ditor pra të votohet edhe Qeveria,” ka thënë Rexhaj për FrontOnline, duke theksuar angazhimin e partisë për të përmbyllur këtë proces në një kohë të shkurtër.

    Rexhaj ka shtuar se, megjithëse qëllimi është të arrihet formimi i Qeverisë deri më 15 prill, ka ende kohë për analizuar mundësitë.

    “Ne do donim që me 15 prill të votohet edhe Qeveria, por deri atëherë ka kohë dhe Kurti si kryetar i VV-së, do e analizoj numrat e Qeverisë dhe në këtë mënyrë mendoj se po analizon edhe mundësinë e qeverisjes,” ka shtuar ai.

    Ai ka përfunduar duke theksuar se, përveç mundësisë së krijimit të një shumice të qëndrueshme, VV po shqyrton edhe mundësinë për një bashkëpunim me parti të tjera, duke nënvizuar se kjo do të bëhet vetëm nëse është e lavdërueshme për vendin.

    “Apo do kemi ndonjë bashkëpunim me ndonjë subjekt politik,” ka thënë Rexhaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark