Skandal - Presidenti i Federatës Ruse shtyn dhe quan tradhtar sportistin e Shqipërisë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Skandal – Presidenti i Federatës Ruse shtyn dhe quan tradhtar sportistin e Shqipërisë

    Insajderi
    10 April 2025 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria është shpallur kampione në mundje në Kampionatin Europian që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë. Chermen Valiev i cili u shpall kampionë Europa dhe valëviti lart flamurin e Shqipërisë është përballur me një skandal.

    Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zv/presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të Medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë e ka shtyrë me duar sportistin, ndërsa thuhet se e ka quajtur edhe tradhtar.

    “Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruhet në postimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark