Sudani njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës – Osmani: Fillimi i një partneriteti të madh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sudani njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës – Osmani: Fillimi i një partneriteti të madh

    Insajderi
    12 April 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë kosovare.

    Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), shprehu mirënjohjen e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë zhvillim historik.

    “Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark