Insajderi
Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e Gjestit pasi u grushtua nga Jozi

Insajderi
13 April 2025 - 01:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është gjendja shëndetësore e Gjestit pasi u grushtua nga Jozi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjesti, një nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP Albania 4”, është grushtuar sonte nga Jozefin Marku, shkruan Insajderi.

Ai ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë që Jozi është shoqëruar në stacionin e Policisë.

Pas incidentit, Gjesti është lajmëruar nga Dhoma e Rrëfimit.

Ai është parë në gjendje të rënduar – njëra anë e fytyrës i është enjtur dukshëm.

“Unë nuk kam ardhur me u rreh këtu, kam ardhur me lujt. Mami dhe babi, mos u bëni merak. Jemi këtu… se me qenë jashtë këtu, nuk ia kisha falë,” ishin fjalët e para të Gjestit pas goditjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark