Grenell bën thirrje: Ndaljani fondet Gjykatës Speciale, është krejt politikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell bën thirrje: Ndaljani fondet Gjykatës Speciale, është krejt politikë

    Insajderi
    13 April 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari special i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka qenë i zëshëm kundër Gjykatës Speciale dhe gjykimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK’së atje. Pak orë më parë, Grenell kërkoi të ndalet financimi për këtë organ.

    Grenell ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shpërndarë një postim të gazetarit Fitim Çeku, duke shkruar: “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.”

    Ky reagim erdhi pasi Çeku postoi një shkrim ku shihet se kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, kishin pëlqyer një postim ku kritikohet presidenti Donald Trump.

    Pak javë më parë, Grenell kishte pasur edhe një reagim për këtë çështje, duke u pajtuar me konstatimin se Specialja është formuar për ta ndalur administratën Trump dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark