Serbia vë në pikëpyetje njohjen e Kosovës nga Sudani, i qahet shtetit afrikan që ta rishqyrtojë vendimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia vë në pikëpyetje njohjen e Kosovës nga Sudani, i qahet shtetit afrikan që ta rishqyrtojë vendimin

    Insajderi
    13 April 2025 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë i ka penguar fort njohja e Kosovës nga ana e Sudanit. Ata kanë bërë një reagim ku kanë kërkuar nga shteti afrikan ta shqyrtojë një vendim të tillë.

    Sipas asaj që raportojnë mediat në Seri, thuhet kinse ky vendim shkel parimin e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të KS të OKB’së, përcjell Insajderi.

    Situata aktuale politike në Sudan, e karakterizuar nga pasiguria dhe mungesa e legjitimitetit të qeverisë aktuale, vë në pikëpyetje vlefshmërinë e vendimeve të tilla ndërkombëtare. Kapaciteti i qeverisë aktuale të Sudanit për të marrë vendime me rëndësi jetike për marrëdhëniet ndërkombëtare vihet në pikëpyetje, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve anëtare të MSP të Kombeve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    MPJ-ja serbe iu ankua edhe bashkësisë ndërkombëtare, duke kërkuar që të respektohen “parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

    LEXO EDHE:

    Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, përgjatë ditës së djeshme.

    Lajmi u bë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani, e cila përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), shprehu mirënjohjen e saj dhe të qytetarëve të Kosovës për këtë zhvillim historik.

    Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, shkroi Osmani. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark