Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në tryezën e BE-së, Kaja Kallas raporton mbi zhvillimet rreth dialogut Kosovë-Serbi

    Insajderi
    14 April 2025 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka arritur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po mbahet në Luksemburg.

    Ajo para gazetarëve ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për “shumë tema”.

    Kallas ka thënë se fillimisht do të flasin për Ukrainën.

    “Janë bërë një muaj që kur Ukraina u pajtua për armëpushim pa kushte, por se kemi parë këtë nga ana e Rusisë”, tha ajo.

    “Këtë vit shtetet evropiane kanë arritur ndihmat në 23 miliardë euro, më shumë se vitin e kaluar. Por duhet të bëjmë më shumë presion ndaj Rusisë që të ndalet lufta”, shtoi ajo.

    Kallas foli edhe për Ballkanin Perëndimor.

    “Kemi pasur një darkë të mirë dje duke diskutuar me miqtë nga Ballkani Perëndimor. Ne shohim tensione që rriten dhe definitivisht duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit sepse kjo është diçka vërtetë e prekshme dhe ne vërtetë kemi nevojë për storie suksesi”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark