Insajderi
Biznes

Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A, ka shpallur konkurs për plotësimin e vendit të punës (8 pozita)

Insajderi
14 April 2025 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A, ka shpallur konkurs për plotësimin e vendit të punës (8 pozita)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i vendit të punës: Punëtor/e në Njësinë për Pastrim- 8 (tetë ) pozita
I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Njësisë për Pastrim
Niveli i pagës: 8.1
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar 12 muaj me mundësi vazhdimi ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat e përgjegjësitë:
a) Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori/ja i/e grupit;
b) Koordinon punët me punonjësit/et tjerë/a së bashku me Kryepunëtorin/en i/e grupit në lidhje me kërkesat dhe
nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me Njësinë për Pastrim (NJP);
c) Bashkëpunon ngushtë me punonjësit/et tjerë/a dhe me kryepunëtorin/en e grupit në përmbushjen e
objektivave të Divizionit të Mirëmbajtjes së Rregullt dhe Intervenimeve (DMRrI-së);
d) Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i/e thirrur për nevojat e Divizionit;
e) Është përgjegjës/e për pastrimin e njësive të përbashkëta të banesave kolektive të përcaktuara nga
Kryepunëtori/ja;
f) Mban evidencë të njësive të pastruara dhe e dorëzon këtë raport në baza javore të Kryepunëtori/ja i/e grupit
të pastrimit;
g) Për punët dhe detyrat e shtruara i përgjigjet kryepunëtorit/es të/së grupit të pastrimit;
h) Porositë për materiale i bën më herët dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
i) Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë t’i kthejë mbrapa;
j) Kujdeset për mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre;
k) Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar;
l) Kryepunëtori/ja i/e grupit të pastrimit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
m) Në rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër të mbikëqyrësit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra
tjera.
Kualifikimet:

  • Shkollimi fillor;
  • Preferohet përvojë pune së paku 1 vit.
    Aftësitë:
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë;
  • Njohje të shkëlqyer të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me pastrim;
  • Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për sigurinë në punë;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në objekte të ndryshme;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në të gjitha kushtet atmosferike.
  • Të ketë etikë dhe integritet në punë.

Mënyra e aplikimit;
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në adresën: [email protected] si dhe në mënyrë fizike
tek zyra e Divizionit të Burimeve Njerëzore.
Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email
adresën. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmia e Shkollës së Mesme ose fillore;
  • Jetë Përshkrimi (CV);
  • Dëshmia mbi përvojën e punës së paku 1 vit e preferueshme;
  • Certifikatën e gjendjes penale të lëshuar nga Gjykata, e cila dëshmon që nuk jeni i/e dënuar apo nën
    hetime (duhet të jetë jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Çertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para
    nënshkrimit të kontratës (vetëm kandidati/ja i/e përzgjedhur)
    Shënim:. Aplikacionet që arrijnë pas afatit të përcaktuar në konkurs dhe ato të pakompletuara me
    dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.
    Ndërmarrja Publike Banesore ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së
    Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë burrë apo grua dhe nga të gjitha komunitetet
    në Republikën e Kosovës.
    Shpallja është e hapur që nga data 14.04.2025 deri më 21.04.2025 në ora 23:59.
    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes
    Publike Banesore në nr. tel.: 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark