
Titulli i vendit të punës: Punëtor/e në Njësinë për Pastrim- 8 (tetë ) pozita
I raporton: Kryepunëtorit/es të/së Njësisë për Pastrim
Niveli i pagës: 8.1
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të caktuar 12 muaj me mundësi vazhdimi ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat e përgjegjësitë:
a) Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori/ja i/e grupit;
b) Koordinon punët me punonjësit/et tjerë/a së bashku me Kryepunëtorin/en i/e grupit në lidhje me kërkesat dhe
nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme që kanë të bëjnë me Njësinë për Pastrim (NJP);
c) Bashkëpunon ngushtë me punonjësit/et tjerë/a dhe me kryepunëtorin/en e grupit në përmbushjen e
objektivave të Divizionit të Mirëmbajtjes së Rregullt dhe Intervenimeve (DMRrI-së);
d) Merr pjesë në mbledhjet e rregullta ku është i/e thirrur për nevojat e Divizionit;
e) Është përgjegjës/e për pastrimin e njësive të përbashkëta të banesave kolektive të përcaktuara nga
Kryepunëtori/ja;
f) Mban evidencë të njësive të pastruara dhe e dorëzon këtë raport në baza javore të Kryepunëtori/ja i/e grupit
të pastrimit;
g) Për punët dhe detyrat e shtruara i përgjigjet kryepunëtorit/es të/së grupit të pastrimit;
h) Porositë për materiale i bën më herët dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
i) Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë t’i kthejë mbrapa;
j) Kujdeset për mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre;
k) Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar;
l) Kryepunëtori/ja i/e grupit të pastrimit mund ta ngarkojë me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së;
m) Në rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër të mbikëqyrësit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra
tjera.
Kualifikimet:
Mënyra e aplikimit;
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në adresën: [email protected] si dhe në mënyrë fizike
tek zyra e Divizionit të Burimeve Njerëzore.
Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email
adresën. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e konkursit do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten: