Lojtarët nisin sherrin, Suarez i qetëson duke kafshuar gishtat e shokut të skuadrës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lojtarët nisin sherrin, Suarez i qetëson duke kafshuar gishtat e shokut të skuadrës

    Insajderi
    14 April 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi urugaian, Luis Suarez është kapur duke kafshuar sërish. Kësaj radhe një shok të skuadrës në Inter Miami. Këtë herë, ai e kishte me Jordi Alban, bashkëlojtari i tij prej kohësh i Barcelonës dhe kolegu aktual të Inter Miamit.

    Suarez (38), i cili ndërtoi një karrierë plot trofe si lojtar i Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës, Atletico…, ka treguar edhe një herë se e ka të vështirë të kontrollojë temperamentin, raportojnë mediat spanjolle.

    Suarez është dënuar më parë për kafshim dhe tani e ka bërë sërish. Gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe LAFC, një zënkë shpërtheu në fushë në minutën e 89-të.

    Suarez u përpoq të qetësonte situatën dhe ta largonte Alban nga konflikti, por kur katalanasi tentoi ta largonte, Suarez siç shihet në video tentoi t’i kafshonte gishtat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark