Grabovci: Kosova ka ndryshuar pas ardhjes se PDK-së në pushtet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci: Kosova ka ndryshuar pas ardhjes se PDK-së në pushtet

    Insajderi
    21 April 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme ashtu sic është duke kërkuar opozita.

    “Ne nuk i jemi frikësuar dhe nuk i frikësohemi daljes para qytetarëve, jemi të gatshëm në çdo kohë që të komunikojmë me qytetarët tanë, t’i dëgjojmë shqetësimet që i kanë ata. Ne jemi deklaruar prej kohësh se nuk mund të ketë zgjedhje para vitit 2018 sepse nuk është interes i qytetarëve, i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve të vendit. Zgjedhjet nuk mund të mbahen kur dikujt i teket”, ka thënë Grabovci.

    Për më tepër, ai ka thënë se që nga koha kur PDK është në pushtet, Kosova ka ndryshuar për të mirë.

    “Besojmë në punën tonë, në angazhimin tonë dhe në rezultatet konkrete që kanë dalë prej kohës që PDK-ja është në pushtet. Me këtë nuk pretendoj të them se kemi bërë mrekulli, por megjithatë në Kosovë pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet ka ndryshime më tepër se çdoherë më parë”, ka shtuar ai.

    “Besojmë se është vendosur një themel shumë i fuqishëm për të vazhduar me suksese të reja në zhvillimin ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë Grabovci për Zërin.

    Ai ka ftuar deputetët që t’i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës dhe ti kryejnë obligimet që kanë marrë nga qytetarët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark