“Iu ka prishë kerri kryeministrit”- Vetura e eskortës me defekte, publikon pamjet deputeti i PDK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Iu ka prishë kerri kryeministrit”- Vetura e eskortës me defekte, publikon pamjet deputeti i PDK’së

    Insajderi
    15 April 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë e eskortës së Albin Kurtit ka pësuar defekt teknik përgjatë së martës. Pamjet i ka publikuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami.

    Në pamjet e publikuara nga Behrami, shihet mbrojtja e afërt teksa tenton ta ndezë veturën përmes kabllove nëpërmjet një veture tjetër, shkruan Insajderi.

    Behrami ka ironizuar me pamjet, duke thënë se Kurtit s’po i ecën as vetura e as koalicionet, pas seancës së sotme.

    Iu ka prishë kerri kryeministrit. S’po i ecë kurqysh diçka. As me kerre, as me koalicione”, thotë ai në video.

    Seanca për konstituimin e Kuvendit është mbajtur, gjithsesi është detyruar të shtyhet. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark