Insajderi
Lajme

Reagon zëdhënësi i VV’së, thotë se vetura e prishur s’është e Kurtit

Insajderi
15 April 2025 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagon zëdhënësi i VV’së, thotë se vetura e prishur s’është e Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, duke thënë se vetura me probleme teknike s’është e Albin Kurtit.

“Aq shume jane verberu satelitet e opozites saqe edhe veturat e tyre kur po i prishen po i bejne te Kryeministrit. Fake edhe ne defekte“, ka shkruar Manxhuka, shkruan Insajderi.

Në pamjet e publikuara nga Behrami, shihet mbrojtja e afërt teksa tenton ta ndezë veturën përmes kabllove nëpërmjet një veture tjetër, shkruan Insajderi.

Behrami ka ironizuar me pamjet, duke thënë se Kurtit s’po i ecën as vetura e as koalicionet, pas seancës së sotme.

“Iu ka prishë kerri kryeministrit. S’po i ecë kurqysh diçka. As me kerre, as me koalicione”, thotë ai në video.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është mbajtur, gjithsesi është detyruar të shtyhet. /Insajderi.org/

SHIH EDHE:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark