Reagon zëdhënësi i VV'së, thotë se vetura e prishur s'është e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon zëdhënësi i VV’së, thotë se vetura e prishur s’është e Kurtit

    Insajderi
    15 April 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, duke thënë se vetura me probleme teknike s’është e Albin Kurtit.

    Aq shume jane verberu satelitet e opozites saqe edhe veturat e tyre kur po i prishen po i bejne te Kryeministrit. Fake edhe ne defekte“, ka shkruar Manxhuka, shkruan Insajderi.

    Në pamjet e publikuara nga Behrami, shihet mbrojtja e afërt teksa tenton ta ndezë veturën përmes kabllove nëpërmjet një veture tjetër, shkruan Insajderi.

    Behrami ka ironizuar me pamjet, duke thënë se Kurtit s’po i ecën as vetura e as koalicionet, pas seancës së sotme.

    Iu ka prishë kerri kryeministrit. S’po i ecë kurqysh diçka. As me kerre, as me koalicione”, thotë ai në video.

    Seanca për konstituimin e Kuvendit është mbajtur, gjithsesi është detyruar të shtyhet. /Insajderi.org/

    SHIH EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark