Skenat që s'u panë: Lojtari i Real Madridit e shtrëngoi në qafë Sakan, rojet e sigurisë parandaluan konfliktin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Skenat që s’u panë: Lojtari i Real Madridit e shtrëngoi në qafë Sakan, rojet e sigurisë parandaluan konfliktin

    Insajderi
    17 April 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtari legjendar i Real Madridit, Dani Carvajal, është përplasur me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, pas pjesës së parë të ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Carvajal nuk luajti në këtë ndeshje, por ai e mori rolin e kapitenit menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë për t’u sqaruar me anglezin rreth penalltisë.

    Carvajal ishte i pari që doli përpara pasi vërshëllima e gjyqtarit dërgoi të gjithë 22 lojtarët në tunelin e dhomës së zhveshjes. Kapiteni i Realit, i cili ishte me shokët e tij duke pasur parasysh rëndësinë e lojës, priti që të gjithë lojtarët të largoheshin nga fusha, mbështeti shokët e tij dhe duartrokiti kundërshtarët, derisa Saka arriti. Penalltia e goditur me stilin Panenka, ishte mungesë respekti për Realin sipas Carvajalit”, shkruan Marca.

    Gazeta spanjolle shton se ai fillimisht i pëshpëriti diçka në vesh, e përkëdheli gjoksin dhe pasi lojtari anglez u përgjigj, ai ia kapi dorën dhe vazhdoi të ankohej.

    Saka nuk donte të luftonte dhe u përpoq të shkonte drejt tunelit, por Carvajal sulmoi përsëri sepse nuk i pëlqeu përgjigja e tij. Një tjetër kapje nga krahu përpara se të ndodhte kaosi, duke përfshirë disa anëtarë të stafit stërvitor të Arsenalit dhe roje sigurie që përpiqeshin të ndanin lojtarët, ndërsa Carvajal e kapi Sakën nga qafa”, shpjegoi tutje gazeta spanjolle.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark