Ancelotti nuk heq dorë: Kemi ende punë për të bërë, La Liga dhe Copa del Rey - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti nuk heq dorë: Kemi ende punë për të bërë, La Liga dhe Copa del Rey

    Insajderi
    17 April 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Real Madridit mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht nga Arsenali në “Santiago Bernabeu”.

    Carlo Ancelotti është në presion të madh pas kësaj disfate.

    Megjithatë, pas ndeshjes trajneri italian tregoi se skuadra e tij ka ende punë për të bërë gjatë këtij sezoni. Ata janë në garë për të fituar dy tituj, La Ligan dhe Copa del Rey-n.

    “Nuk e di a do jetë kjo ndeshja ime e fundit me Real Madridin në Champions League dhe s’dua as ta di.

    “Ne kemi një sezon të mirë. Ne kemi ende La Ligan, Copa del Rey dhe Kupën e Botës për Klube”, u shpreh Ancelotti në fund të ndeshjes

    Real Madridi pas dy jave do të luajë finalen e madhe të Kupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Kurse në La Liga e vazhdon garën, pikërisht kundër Barcelonës.

    Ancelotti mund të largohet në fund të këtij sezoni, por asgjë nuk është konfirmuar deri tani. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark