Gjobitet shoferi në Ferizaj, voziti 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobitet shoferi në Ferizaj, voziti 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h

    Insajderi
    17 April 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje ka ndaluar një person në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj pasi ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

    Ai ka vozitur 93 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h.

    “Policia e stacionit në Ferizaj me datën 16.04.2025, rreth orës 20:58 ka ndaluar shoferin U. S., 29 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë të markës VË me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 93 km/h.”

    Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 6 muaj.

    “Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.

    “Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”, ka njoftuar policia.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark