“Nuk ka njeri më mashtrues”, Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë Bigun - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Nuk ka njeri më mashtrues”, Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë Bigun

    Insajderi
    18 April 2025 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale.

    Në renditjen e argumentave se pse artisti nga Kosova nuk meriton të jetë fituesi i këtij sezoni, Rozana thekson se ai gënjen aq shumë saqë nganjëherë e beson dhe vetë gënjeshtrën e tij.

    Sipas Rozanës, Gjesti nuk e ka patur aftësinë për të krijuar apo përballur tensionet e një situate të ndodhur në “BBVA4”.

    Më tej këngëtarja cek faktin se Gjesti ndryshe sillet në shtëpi dhe komplet ndryshe flet në dhomën e rrëfimit.

    Argumentimi i plotë i Rozanës:

    Unë kam shumë arsye se pse nuk do ta fitojë Gjesti këtë Big. E para njëherë nuk kam njohur njeri që gënjen më shumë se Gjesti. Një njeri i cili aq shumë gënjen saqë ndonjëherë e beson dhe vetë atë që gënjen. Në rrugëtimin e tij më ka treguar që ka qenë i pafuqishëm për të ngritur një situatë të caktuar dhe e ka prishur, arsyetuar rrugës. Siç bëri dhe në fund të prime-t të kaluar ku ndryshe është sjellur gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi dhe ndryshe thotë në dhomën e rrëfimit. Për Gjestin asnjëherë historia e ndërtuar ose narrative e ndërtuar këtu në shtëpi nuk ka qenë serioze por gjithmon ëka bërë hajgare sepse nuk ishte i aftë të vazhdonte debatin pas prime-t. Debat që duhet ta mbante vetë mbi shpatulla. Gjesti nuk është një djalë i cili ka argument. Nuk është një djalë i cili mbron veten e tij për të gjithë gjërat që ka bërë në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark