Shqipëria gjobitet nga FIFA, dënimin do ta 'paguaj' gjatë ndeshjes me Serbinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shqipëria gjobitet nga FIFA, dënimin do ta ‘paguaj’ gjatë ndeshjes me Serbinë

    Insajderi
    18 April 2025 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FIFA ditë më parë dënoi Shqipërinë me të holla dhe 20 përqind të stadiumit të mbyllur për ndeshjen e ardhshme, që për koiçidencë qëlloi ndaj Serbisë.

    Kjo pasi në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026, tifozët shqiptarë bën thirrje kundër Serbisë.

    Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur. Nga tifozët shqiptarë ka pasur thirrje: “Vriti, vriti serbët” dhe po ashtu: “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”.

    Këngë të cilat janë kënduar në minutën e tretë të takimit dhe kanë shkelur Kodin Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me nxitjen e urretjes etnike dhe diskriminimin.

    Kombëtarja e Shqipërisë në qershor të këtij viti, luan dy ndeshje kualifikuese, ndaj Serbisë me 7 dhe ndaj Letonisë më 10, raporton Panorama, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark