Katër finalistët zbulojnë kush do donin të fitonte BBV 4 nëse nuk e fitojnë vetë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Katër finalistët zbulojnë kush do donin të fitonte BBV 4 nëse nuk e fitojnë vetë

    Insajderi
    18 April 2025 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel.

    Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.

    Moderatorja e njohur e emisionit “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, bëri një pyetje për të katër finalistët:

    “Nëse nuk do të fitoje ti, kush do doje t’a fitonte?”.

    Laerti u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e “Rozanës”.

    Edhe Egli e kishte përgjigjen gati duke thënë emrin e “Gjestit”.

    Ky i fundit tha emrin e “Eglit”.

    Ndërkohë Rozana ishte ajo që vendosi që të mos e thoshte direkt emrin për banorin që do donte t’a fitonte nëse nuk e merr ajo çmimin e madh.

    “Është njëri që nuk është këtu. Nuk kam nga këta këtu”, u përgjigj fillimisht Rozana.

    Kur Xhemi i tha që të thoshte emrin e ish-banorit që ajo po mendonte, këngëtarja i tha që nuk e thotë as këtë.

    “Do ta them në post Big Brother”, tha ajo, më pas shtoi: “Po Laerti o Laerti, ai e di”.

    “Fitoren ia uroni njëri-tjetrit nga rrugëtimi këtu në Big Brother apo ngaqë jeni takuar dy herë jashtë?”, shtoi Xhemi duke qeshur.

    “Jemi përplasur në një supermarketqë aty ia urojmë njëri-tjetrit fitoren”, u përgjigj Rozana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark