Cili nga finalistët e Big Brother VIP Albania 4 mori më shumë ndjekës? Rezultati që do t'ju befasojë! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Cili nga finalistët e Big Brother VIP Albania 4 mori më shumë ndjekës? Rezultati që do t’ju befasojë!

    Insajderi
    19 April 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalistët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë përjetuar një rritje të madhe të popullaritetit në rrjetin social Instagram gjatë qëndrimit të tyre disa mujor në shtëpi, transmeton Insajderi.

    Ndjekësit në këtë platformë janë shpesh tregues i ndikimit të tyre tek publiku – dhe të dhënat flasin vetë.

    Sipas statistikave të publikuara, ja sa ndjekës kishte secili finalist në ditën e parë të hyrjes në BBVIP dhe sa kanë arritur në natën finale:

    Gjesti

    Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

    Ditën e parë: 212 mijë ndjekës
    Në finale: 545 mijë ndjekës
    Rritja: +333 mijë

    Gjesti është padyshim fituesi absolut për sa i përket rritjes së ndjekësve, duke trefishuar audiencën e tij në Instagram dhe duke dëshmuar ndikimin që ka pasur brenda dhe jashtë shtëpisë.

    Egli Tako

    Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

    Ditën e parë: 80 mijë ndjekës
    Në finale: 320 mijë ndjekës
    Rritja: +240 mijë

    Egli gjithashtu ka pësuar një rritje të madhe, duke u shndërruar në një nga personazhet më të ndjekur. Lidhja e saj me Gjestin brenda shtëpisë ka sjellë jo pak interes nga publiku.

    Rozana Radi

    Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

    Ditën e parë: 390 mijë ndjekës
    Në finale: 451 mijë ndjekës
    Rritja: +61 mijë

    Edhe pse një figurë publike e njohur para BBVIP4, Rozana ka arritur të shtojë rreth 61 mijë ndjekës, duke ruajtur një profil të qëndrueshëm në rrjetet sociale.

    Laert Vasili

    Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

    Ditën e parë: 10 mijë ndjekës
    Në finale: 29 mijë ndjekës
    Rritja: +19 mijë

    Një rritje më e vogël krahasuar me të tjerët, por megjithatë domethënëse për një emër që fillimisht nuk kishte një prani të madhe online.

    Të katër finalistët tashmë kanë përjetuar një ndryshim të dukshëm në popullaritetin e tyre dhe natën e madhe të finales po e presin me emocione, ndoshta më të mëdha se çdo moment tjetër në këtë rrugëtim.

    Publiku tashmë ka bërë zgjedhjen e tij – por pavarësisht se kush shpallet fitues, për disa nga ta, fitorja në zemrat e ndjekësve tashmë është arritur. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark