Emina Çunmulaj: Më shumë dua Malësinë sesa jetën e miliarderes në Amerikë! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Emina Çunmulaj: Më shumë dua Malësinë sesa jetën e miliarderes në Amerikë!

    Insajderi
    19 April 2025 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë një moment emocional me ndjekësit gjatë një live-i në TikTok, ku shprehu mallin për vendlindjen e saj – Malësinë, shkruan Insajderi.

    “E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë,” tha ajo, duke treguar sa e fortë është lidhja shpirtërore me tokën e saj, pavarësisht se jeton në SHBA.

    Ajo u shpreh se këtë ndjesi e kuptojnë më së miri emigrantët shqiptarë që jetojnë larg vendit. Edhe pse pjesa më e madhe e familjes së saj është në Amerikë dhe nëna i ka ndërruar jetë mbi një dekadë më parë, Emina ndjen një thirrje të brendshme për t’u kthyer “në tokën e babës së saj”.

    Modelja kalon çdo verë në Tuz me familjen dhe dokumenton shpesh jetën e thjeshtë atje, duke treguar dashurinë e pandashme për rrënjët e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark