Aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

    Insajderi
    20 April 2025 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës.

    Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

    “Sot rreth orës 12:35 policia është informuar për një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës. Si pasoj e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

    Kujtojmë se javë më parë po ashtu në Klinë kishte ndodhur një aksident i mes trenit dhe një veture.

    Si pasojë e goditjes së trenit, një person kishte humbur jetën e tre të tjerë ishin lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark