Treni mbyt 66 vjeçarin në Klinë- Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Treni mbyt 66 vjeçarin në Klinë- Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    13 April 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë.

    Gazeta Insadjeri mëson se viktima është 66 vjeçari, Nikë Palushaj. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Jagot të Klinës, tha burimi.

    Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

    Aksidentin me fatalitet e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark