Egli takohet me familjarët e Gjestit pas përfundimit të finales - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli takohet me familjarët e Gjestit pas përfundimit të finales

    Insajderi
    20 April 2025 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari nga Kosova, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

    Ai ishte në një garë të ngushtë me Rozana Radin, ku arriti të fitojë plot 100 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Artisti pejan u shfaq tejet i emocionuar në momentin kur iu thirr emri, ndonëse iu gëzua fitores në masë të madhe.


    Egli Tako nga ana tjetër u rendit si finalistja e katërt, e në vend të tretë ishte aktori Laert Vasili.


    Bukuroshja, e cila ka nisur një lidhje me Gjestin, pas përfundimit u takua me prindërit e fituesit.


    Në një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ajo shihet duke biseduar me ta.

    Gjesti nga ana tjetër është akoma skeptik sa i përket marrëdhënies së tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark