
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka qenë i lidhur me një bisedë të dytë grupore rreth operacioneve të ndjeshme ushtarake, të cilat thuhet se i ndau me gruan, vëllain dhe avokatin e tij personal.
Mesazhet e dërguara përmes aplikacionit Signal përsëri kuptohet se përmbajnë detaje të një sulmi ndaj Houthive të Jemenit të lidhur me Iranin.
Grupi i dytë i bisedës, i raportuar fillimisht nga The New York Times, përfshinte rreth një duzinë njerëz.
Ai zbuloi detaje të orarit të sulmeve ajrore.
Ndërsa dy burime me njohuri për këtë çështje thanë se Hegseth e zbuloi informacionin pavarësisht se dikush e paralajmëroi atë për përdorimin e një sistemi të pasigurt komunikimi.
Bëhet e ditur se gruaja e Hegseth, Jennifer, ish-producente e Fox News, ka marrë pjesë në takime të ndjeshme me homologët e huaj ushtarakë, ndërsa vëllai i tij u punësua në Pentagon si këshilltar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
detajet nga grupi i parë u zbuluan nga një gazetar i revistës The Atlantic, i cili u shtua aksidentalisht në aplikacionin Signal nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz, sipas Skynews.
Hegseth më pas ndau informacione të ndjeshme me zyrtarët e kabinetit në lidhje me sulmin ajror të muajit të kaluar ndaj objektivave në Jemen, i cili u zbulua më vonë.
Por Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur vazhdimisht sekretarin.
Madje, Donald Trump hodhi poshtë rrjedhjen origjinale si “diçka që mund të ndodhë”.
Duke iu përgjigjur bisedës së fundit, zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha: “Pavarësisht se sa herë media përpiqet të ringjallë të njëjtën jo-histori, ato nuk mund të ndryshojnë faktin që nuk u shpërnda asnjë informacion i klasifikuar”.