
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj në orët e parë të së dielës, ku ka humbur jetën një person.
Policia në raportin ditor të së hënës ka bërë të ditur se lëndime trupore ka marrë edhe një pasagjere, shkruan Insajderi.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rruga Prishtinë – Ferizaj/ 20.04.2025 – 04:32. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë ka humbur jetën shoferi mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime“, thuhet në njoftimin e PK’së.
Insajderi raportoi dje se viktima në këtë aksident është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.