Insajderi
Lajme

Aksion i gjerë policor në Kaçanik për zbardhjen e vrasjes së rreshterit Lika – Deri tani 7 të arrestuar dhe mbi 350 policë të angazhuar

Insajderi
21 April 2025 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i gjerë policor në Kaçanik për zbardhjen e vrasjes së rreshterit Lika – Deri tani 7 të arrestuar dhe mbi 350 policë të angazhuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillohet në Kaçanik.

Në pamjet që janë publikuar në media, shihet se policia është stacionuar në zona të ndryshme të kësaj komune.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas Sinjalit për rastin deri tani janë arrestuar 7 persona, ndërkohë në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark