Disa nga të arrestuarit lidhur me vrasjen e rreshterit janë të përfshirë si të akuzuar edhe në rastin e djegies së gjykatës në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Disa nga të arrestuarit lidhur me vrasjen e rreshterit janë të përfshirë si të akuzuar edhe në rastin e djegies së gjykatës në Kaçanik

    Insajderi
    21 April 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini, dhanë detaje lidhur me rastin ku u arrestuan shtatë të dyshuar si të përfshirë në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

    Në këtë konferencë u bë e ditur se disa nga të arrestuarit janë të përfshirë edhe në rastin e djegies së Gjykatës së Kaçanikut, rast ky i marsit të 2024-ës, shkruan Insajderi.

    Çerkini dhe Hoxha thanë se dyshimet e para të vrasjes së rreshterit Lika lidhen me punën zyrtare të tashmë të ndjerit.

    LEXO EDHE:

    Në operacion janë arrestuar shtatë persona, ku njëri nga ta sot ka mbushur 18-vjet. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark