
Shtatë persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, që ndodhi më herët këtë vit dhe tronditi opinionin publik.
Këtë e kanë konfirmuar sot në një konferencë për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Sipas deklarimeve zyrtare, të arrestuarit po intervistohen dhe janë nën procedura hetimore, ndërsa bastisjet në disa lokacione kanë rezultuar me sekuestrimin e provave materiale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Drejtori Hoxha zbuloi një detaj interesant rreth moshës së njërit prej të dyshuarve.
“Sot njëri prej tyre mbush 18 vjet,” tha ai.
Hoxha, poashtu ka bërë të ditur se shtatë të arrestuarit kanë të kaluar kriminale lidhur me vepra terroriste, shkruan Insajderi.
Ndër të tjera, ai shkurtimisht bëri të ditur se njëri nga ta ka qenë ish-pjesëtar i FSK’së.
“Është një person i arrestuar që ka qenë ish-pjesëtar i FSK-së, jo që është. Është një armë me leje që është konfisku, pastaj duhet shikuar”, tha ai.