Osmani kujton fjalët e Papa Françeskur: 'Do të vij në Kosovë', ishte premtimi i tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton fjalët e Papa Françeskur: ‘Do të vij në Kosovë’, ishte premtimi i tij

    Insajderi
    21 April 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për vdekjen e Papa Françeskut. Ajo kujtoi disa fjalë të Papës, gjatë vizitës që ajo kishte në Selinë e Shenjtë.

    Do të vij në Kosovë”, ishte premtimi i Papa Françeskut gjatë audiencës që kisha me të në Selinë e Shenjtë, duke treguar sa shumë dashuri kishte për vendet më të vogla, sidomos për popullin e përvuajtur të Kosovës. Këtë vizitë, fatkeqësisht nuk arriti ta realizojë, sepse Shenjtëria e Tij, Papa Françesku kaloi në amshim, por do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror që me përulësinë, mençurinë dhe dashurinë e tij të pakufishme i dha botës një shembull të rrallë njerëzie dhe shërbimi”, shkroi Osmani.

    “Populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për fjalët e ngrohta dhe kujdesin e vazhdueshëm që Papa Françesku tregoi ndaj nesh. Ai ishte një zë që i dha rëndësi vuajtjes së të pafajshmëve dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur”, shkroi Osmani. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark