Haradinaj: Nëse VV nuk i ka votat, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nëse VV nuk i ka votat, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues

    Insajderi
    21 April 2025 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas ndërprerjes së seancës së sotme të konstituimit të Kuvendit nënvizoi se partia e tij janë të hapur për të gjetur një rrugë në konstituimin e Kuvendit.

    “Ne kemi thënë si Aleancë, që po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu e kishim votu. Jemi të hapur për me gjetë një rrugë për konstituimin e Kuvendit. Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vetë, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues”, tha Haradinaj.

    Kujtojmë se edhe pas dështimit të seancës konstituive të së shtunës, Haradinaj potencoi se nëse VV propozon për kryeparlamentare Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin do ta votonin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark