
Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Teksa atje, dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj janë shoqëruar në stacion policor. Këtë e konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Dy persona i kanë shoqëruar për verifikim se s’kanë pasë dokumente me vete”, tha ai.
Insajderi ka siguruar pamje nga momenti:
Nuk dihet nëse të njëjtit po qëndronin për seancën që po mbahet.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ndodhi më 1 prill në Kaçanik
Të dyshuarit janë: Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka ndaj të cilëve pritet të nis seanca në orën 13:00.