
Pas seancës së zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, përfaqësuese ligjore e të dyshuarit Diamant Gashi, është deklaruar para mediave.
Avokatja ka kërkuar sqarim nga Prokuroria lidhur me pretendimet se vrasja e ndodhur ka lidhje me çështje fetare dhe ideologjike.
“Ajo çka mund të them për juve dhe opinionin publik këtë fazë, ajo cka kërkova nga prokurori i çështjes që përfaqësonte kërkesën e prokurorisë së bashku me kryeprokurorin e Ferizajt, Burim Çerkini të dalin edhe njëherë dhe të japin sqarim që kjo vrasje askund nuk është përmend në kërkesën për paraburgim se ka lidhshmëri, ideologjike, fetare, islamiste siç po e përdorin mjetet e informimit për arsye se është edhe një rrethanë tjerët, është edhe me Kodin Penal të Kosovës, edh me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutë të Kosovë, ju e dini ekziston rregulla e prezumimit të pafajësisë derisa aktgjykimi ta marrë formën e prerë mandej në këtë rast në njëfarë mënyrë po etiketohet familja e tyre” deklaroi avokatja Gashi-Bytyqi.
Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Diamant Gashi dhe persona të tjerë dyshohen për veprën penale të “vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje.