Insajderi
Analiza

Ekskluzive | Ky është i dyshuari në rastin e kokainës në vlerë mbi 100 mijë euro, zgjerohen bastisjet edhe jashtë Prishtinës

Insajderi
22 April 2025 - 18:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive | Ky është i dyshuari në rastin e kokainës në vlerë mbi 100 mijë euro, zgjerohen bastisjet edhe jashtë Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion kundër drogës është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Insajderi mëson se target i operacionit anti-drogë të Policisë së Kosovës është Fisnik Uka, i cili ka rënë në pranga.  

Sipas burimeve të Insajderit, deri më tani janë kapur substanca narkotike që dyshohet të jenë të llojit kokainë në vlerë prej mbi 100 mijë euro ose mbi 2,5 kilogramë.

LEXO EDHE:

Siç bëjnë të ditur burimet, pos bastisjeve në Ulpianë të Prishtinës, hetimi ka shkuar edhe tek agjencitë ligj-zbatuese edhe në Lipjan, ku po zgjerohet operacioni.

Deri tash, sipas informacioneve fillestare, ka disa të arrestuar, që ndërlidhen me targetin e këtij operacioni, Fisnik Uka.

Ky operacion po zhvillohet nga Prokuroria, bashkë me Policinë e AKI’në. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark