Aksion anti-drogë në kryeqytet, kapen mbi dy kilogramë kokainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion anti-drogë në kryeqytet, kapen mbi dy kilogramë kokainë

    Insajderi
    22 April 2025 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është i arrestuar teksa po vazhdon një operacion kundër drogës në Prishtinë.

    Gazeta Insajderi mëson se përgjatë operacionit janë konfiskuar mbi dy kilogramë substancë narkotike të llojit kokainë në vlerë prej afro 100 mijë eurosh.

    Burime të sigurisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një grup i cili është përcjellë tash e disa muaj që merret me shitblerjen e narkotikëve.

    Në këtë operacion kanë qenë të përfshira disa institucione, si: Prokuroria, Policia dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri më tani s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark