Hekuran Murati, merakli i letrave me vlerë – Zotëron mbi 66 mijë euro në kompani të mëdha si Tesla, Netflix e Allianz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hekuran Murati, merakli i letrave me vlerë – Zotëron mbi 66 mijë euro në kompani të mëdha si Tesla, Netflix e Allianz

    Insajderi
    23 April 2025 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të lartë për vitin 2025, përfshirë edhe atë të ministrit të Financave në largim, Hekuran Murati.

    Përveç pasurisë së paluajtshme dhe kursimeve, Murati ka bërë publike edhe investimet e tij në letra me vlerë, duke përfshirë aksione në disa nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare, shkruan Insajderi.

    Sipas deklaratës, Murati zotëron aksione me vlerë prej 66,306 euro në këto kompani: Tesla Inc – 39,112 euro (blerë më 12.08.2014), Allianz SE – 7,138 euro (blerë më 12.06.2014), Volkswagen AG – 2,104 euro (blerë më 29.04.2014), Netflix Inc – 17,952 euro (blerë më 08.12.2020).

    Të gjitha aksionet janë blerë nga vetë Murati dhe janë të regjistruara në emrin e tij.

    Përveç investimeve, Murati ka deklaruar edhe një banesë 41 m² në vlerë prej 38 mijë euro, të blerë me ndihmën e familjes, dhe një tokë me vlerë 23 mijë euro të blerë nga kursimet.

    Ai ka raportuar gjithashtu pasuri të luajtshme, 16 mijë euro kursime në bankë.

    Nga pozita e tij si ministër, Murati ka deklaruar të ardhura vjetore prej 19,596 euro, ndërsa ka shënuar edhe një shumë shtesë prej 335 euro, pa specifikuar burimin.

    Pasurinë e tij mund ta gjeni KËTU.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark