
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka prezantuar sot raportin e punës për vitin 2015
Lumezi ka kërkuar përkrahje nga institucionet përcjellëse për Prokurorinë e Shtetit, por edhe ka cekur të arriturat për vitin që e lëmë pas
“Secili prokuror ka tejkaluar normën e paraparë orientuese, kjo dëshmon rezultate te mira. Sfidat nuk do te jene te lehta, do të jenë serioze nuk do te kapërcehen shpejtë. Për te pasur sukses na nevojitet edhe përkrahja e shoqërisë dhe institucioneve legjislative gjyqësore, ka thënë Lumezi.
Më tej kryeprokurori i shtetit ka dhënë statistika të punës, ku edhe tregohet për një rritje të dukshme të efikasitetit, njofton Klan Kosova.
“Në Kosovë funksionin e prokurorëve e ushtrojnë 136 prokurorë. Prokuroria në 2015 – ka pranuar ne pune 25412 kallëzime penale, prokurorët i kanë kryer 99.1 % të këtyre rasteve. Nëse e krahasojmë me vitin 2014, 2015-ta ka qenë 29 % me shumë efikas,” ka përfunduar Lumezi,