Haradinaj përmend emra të përveçëm: Si dëshmitar në Hagë janë paraqitur edhe njerëz që janë kërkuar nga Interpoli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përmend emra të përveçëm: Si dëshmitar në Hagë janë paraqitur edhe njerëz që janë kërkuar nga Interpoli

    Insajderi
    24 April 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë janë paraqitur si dëshmitar edhe njerëz që kanë qenë zyrtarisht të kërkuar nga Interpoli.

    Në emisionin “Ora Shtatë”, në Klan Kosova, Haradinaj ka përmendur edhe emrin e Muharrem Ibrajt.

    Sipas tij, një gjë e tillë është e çuditshme.

    Shiko, rasti i Sekiraqës, është rasti i fundit që po e përmendi, ka raste shumë ma eklatante. Në Gjykatë dhe Prokurori, kanë qenë dëshmitarë njerëz të kërkuar zyrtarisht edhe nga Interpoli, dhe ata janë Muharrem Ibraj për shembull, është Miomiri. Prandaj po them se ky është i fundit. Interpoli thotë se nuk e dinë vendin se ku janë ata, derisa këta dy sillen si dëshmitarë në Hagë. Kjo është ajo që është edhe më eklatante dhe nuk mund të merret me mend. Sekiraqa është i mrami, edhe po bëhet si viktimë”, ka thënë Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark